Ballina Sport United me vështirësi ndaj Wolves, merr tri pikë në fund

United me vështirësi ndaj Wolves, merr tri pikë në fund

Manchester United ka arritur të marrë tre pikë ndaj Wolves, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League.

United triumfoi në fund barazoi me rezultat 3:4, duke shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Rashford shënoi golin e parë pas pesë minutave lojë, falë asistimit të Hojlund, ndërsa më vonë danezi shënoi vetë. Hojlund dyfishoi epërsinë në minutën e 22-të.

United shkoi në pushim mes pjesë me epërsi të dyfishuar, por gjërat nuk ishin shumë të lehta në pjesën e dytë për “Djajt e kuq”.

Në minutën e 71-të, Pablo Sarabia shënoi për 2:1, por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë.

McTominay realizoi për 3:1, pak sekonda pasi u fut në lojë në minutën e 75-të.

Kliman relaizoi për Wolves në minutën e 85-të, ndërkaq 23-vjeçari Neto shënoi në minutat e fundit të shtesës.

Kundërpërgjigja e United ishte shumë e shpejtë me talentin Mainoo që shënoi krejt në fund të takimit.

Pas kësaj fitoreje, United renditet në pozitën e shtatë me 35 pikë, ndërkaq Wolves mban vendin e 11-të me 29 pikë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews