Ballina Bota Vdekja e liderit të opozitës ruse, flet e ëma: Nuk dua ngushëllime,...

Vdekja e liderit të opozitës ruse, flet e ëma: Nuk dua ngushëllime, ai ishte i shëndetshëm kur e takova

‘Nuk dua të dëgjoj ngushëllime”, këto janë fjalët e para të nënës liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili vdiq këtë të premte në qeli.

Ajo deklaroi se për herë të fundit e takoi të birin me 12 shkurt, teksa nënvizon se ai ishte i shëndetshëm.
“E pamë më 12 shkurt… Ai ishte gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur”, tha ajo në një postim në Facebook. Postimi është postuar në faqen e saj nga gazeta ruse “Novaya Gazeta”.

Ajo bën përgjegjës për vdekjen e djalit të saj presidentin rus, Vladimir Putin. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij, Iulia Navalgia kërkon drejtësi.

“Nëse është e vërtetë që Alexei ka vdekur, unë dua që Putin të dënohet”, tha ajo.

Ekonomistja ruse ka qenë në krah të bashkëshortit të saj që nga viti 1998 kur ajo u takua me të në një resort në Turqi. Ajo iu përkushtua familjes, duke mbështetur të shoqin në të gjitha nismat e tij politike./vizionplus.tv/

@tn.lajmelokale
@tetovanews