Ballina Kronika “100 goditje kaçavide për të vrarë shokun”, zbardhet dëshmia e shqiptarit në...

“100 goditje kaçavide për të vrarë shokun”, zbardhet dëshmia e shqiptarit në Itali: Iliri më kërcënonte, pashë dy persona të mafies…

Ilir Dervishi, 47-vjeç u vra me kaçavidë nga bashkëkombasi i tij, Miri Gurra në Itali. Fillimisht ngjarja u raportua si aksident automobilistik, por më pas u konstatua se Dervishi kishte plagë në bark.

Krimi i rëndë ndodhi më 17 shtator 2023.

Mediet italiane kanë zbardhur dëshminë e Gurrës, autorit të dyshuar të krimit, i cili pretendon se është kërcënuar nga Dervishi.

“Pasi kalova Ferrarën, fillova të mendoj për kërcënimet indirekte që Iliri kishte bërë dhe instinktivisht kapa një kaçavidë me dorën e majtë që e mbaj gjithmonë në xhepin e derës së shoferit. Fillova ta godas vazhdimisht, nuk mbaj mend sa herë”.

Më pas, nga hetimet doli se Dervishi kishte marrë rreth 100 goditje me thikë.

“Ndërsa e godita ai më tha “Çfarë po bën? Kemi fëmijë për të rritur?” dhe unë iu përgjigja: Do të bëj atë që doje të bëje me mua dhe familjen time.

Gurra pretendon se është kërcënuar dhe përndjekur nga viktima dhe për këtë arsye e vrau.

Gurra tha se gjatë rrugëtimit ajo që solli tërbimin e tij, deri në humbjen e kontrollit të mjetit dhe daljen nga rruga duke rrezikuar jetën, ishte një fjali e Dervishit për një vogëlushe që kishte humbur jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Torino.

“Ai nënvizoi se kishte vdekur një fëmijë prej pak vitesh sa djali im”, tha Gurra. “Fjalinë e tij e interpretova si kërcënim ndaj familjes sime”, shton ai.

Gurra thotë se prej disa kohësh ndihej i shënjestruar edhe në punë.

“Për një vit jam përndjekur, vëzhguar, përgjuar”, deklaroi ai në burg.

“Pashë nja dy herë persona të krimit, të njohur në Shqipëri, para se të fillonte të më kërcënonte”. 

“Mbaj mend që pashë kaçavidën në derë, e mora me dorën e majtë dhe më pas sikur koha kishte ndalur”, tha ai. 

@tn.lajmelokale
@tetovanews