Ballina Kronika “Na tha të drejtonim gjoksin dhe shpatullat gjatë orës së fizkulturës”, akuzohet...

“Na tha të drejtonim gjoksin dhe shpatullat gjatë orës së fizkulturës”, akuzohet për ngacmim seksual të nxënëseve, del në Gjykatë mësuesi

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Vlorë – 35-vjeçari Albano Ameti, mësues i edukimit fizik në shkollën “Hajredin Beqari” në Selenicë, ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tij, pas akuzave për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të mitura.

Sipas deklarimeve të vajzave në polici, shqetësimi lidhet me disa udhëzime të mësuesit gjatë orës së edukimit fizik, ku ai u kërkonte të mbanin gjoksin dhe shpatullat drejt dhe këmbët të bashkuara.

“Mësuesi i fizkulturës na tha, kur ishim të gjithë në palestër: ‘Drejtoni gjoksin, mbani shpatullat drejt dhe këmbët të bashkuara’. Ne mendojmë se na ngacmoi seksualisht”.

Kjo ka qenë deklarata e vajzave në polici.

Rrethanat e ngjarjes dhe dëshmitë e të miturave pritet të shqyrtohen nga organet e drejtësisë, ndërsa pretendimet ndaj 35-vjeçarit mbeten objekt hetimi.