Ballina Bota VIDEO: Avioni rrëzohet në Florida mbi një lagje të banuar, raportohet për...

VIDEO: Avioni rrëzohet në Florida mbi një lagje të banuar, raportohet për viktima

Një aeroplan i vogël u rrëzua dje, në një komunitet ku njerëzit jetojnë në shtëpi të lëvizshme në Clearwater të Floridës, në juglindje të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar disa viktima.

Lajmi u konfirmua dhe nga autoritetet lokale. “Unë mund të konfirmoj se ka viktima të shumta, si në aeroplan ashtu edhe në kamping”, tha Scott Ehlers, kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, gjatë një konference për shtyp, por nuk dha detaje mbi numrin e viktimave.

Përplasja ndodhi në orën 19:00 të pasdites së djeshme me orën lokale (02:00 të mëngjesit të sotëm me orën europiane).

Zjarrfikësit nxituan në komunitetin Bayside Waters ku banorët jetojnë në shtëpi të lëvizshme dhe arritën të shuanin zjarrin e shkaktuar nga rrëzimi i avionit.

Të paktën tre karvanë u përfshinë nga flakët dhe një i katërti u godit kur avioni u rrëzua, tha ai. Banorët e karvaneve të tjera u larguan të padëmtuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

@tn.lajmelokale
@tetovanews