Ballina Bota Koreja e Veriut: Kryeministri japonez ka kërkuar takim me Kim Jong Un

Koreja e Veriut: Kryeministri japonez ka kërkuar takim me Kim Jong Un

Koreja e Veriut ka thënë të hënën se kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shprehur dëshirën për t’u takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un, “sa më shpejt”, por theksoi se takimi i parë mes këtyre dy vendeve në 20 vjetët e fundit do të varet nga vendimet politike të Tokios në praktikë. Motra e Kimit dhe zyrtarja e lartë verikoreane, Kim Yo Jong, tha në një komunikatë se Kishida e ka përdorur një kanal të paspecifikuar së fundmi për të treguar se ai dëshiron të takohet ballë për ballë me Kim Jong Un-in “sa më shpejt”.

Ajo tha se nuk do të ketë përparim në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Japonisë përderisa Qeveria e Kishidës përfshihet në çështjen e rrëmbimit dhe përzihet në “ushtrimin e së drejtës sonë sovrane”, duke iu referuar testimeve të arme bërthamore nga Veriu. “Historia e marrëdhënieve mes DPRK-së dhe Japonisë na mëson se është e pamundur t’i përmirësosh marrëdhënieve dypalëshe, kur ka keqkuptime dhe mosbesim të plotë, vetëm me një ide për ta caktuar një samit”, tha Kim Yo Jong, duke e përdorur shkurtesën e emrit zyrtar të Veriut, Republika Demokratike Popullore e Koresë.

Koreja e Veriut dhe Japonia nuk kanë marrëdhënie diplomatike, dhe marrëdhëniet e tyre janë lënë nën hije nga programi bërthamor i Veriut, çështja e rrëmbimit dhe kolonizimi i Gadishullit Korean nga Japonia më 1910-1945. Pas shumë vitesh mohimi, Koreja e Veriut e pranoi gjatë një samiti të paprecedent më 2002 mes Kim Jong Il, babait të ndjerë të Kim Jong Un, dhe kryeministrit të atëhershëm japonez, Junichiro Koizumi, se agjentët e saj i kishin rrëmbyer 13 japonezë, kryesisht për t’i trajnuar si spiunë në gjuhën dhe kulturën japoneze. Japonia mendon se disa prej tyre mund të jenë gjallë ende, dhe se qindra të tjerë mund të jenë rrëmbyer gjithashtu.

@tn.lajmelokale
@tetovanews