Ballina Showbiz Bes Kallaku konfirmon në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila (VIDEO)

Bes Kallaku konfirmon në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Moderatori dhe aktori Bes Kallaku, i njohur tanimë si Kryeplaku, konfirmoi sonte në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj. Gjatë bisedës me fermerët, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.

“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.

Besi gjithashtu rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj”.

“Jam në shtëpi me nusen e jemi të huaj. E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Këtë vlerësoj. O Zot faleminderit!”/vizionplus.tv/