Ballina Aktualitet Vuçiq me një postim apokaliptik: S’është e lehtë të thuhet çfarë lajmi...

Vuçiq me një postim apokaliptik: S’është e lehtë të thuhet çfarë lajmi kemi marrë 48 orët e fundit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka bërë një postim në Instagram sikur duke e paralajmëruar fundin e botës. Ai ka thënë se Serbia ka marrë një lajm në 48 orët e fundit, por ka theksuar se nuk e ka të lehtë ta thotë. Sipas tij, lajmi i cenon interesat vitale të Serbisë dhe Republika Srpska.

Vuçiq, ka deklaruar të martën se Serbinë e presin ditë të vështira, duke shtuar që së shpejti do t`i informojë qytetarët e Serbisë për të gjitha sfidat që e presin.

“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska”, ka shkruar Vuçiq në profilin në Instagram.

“Do të jetë e vështirë, më së vështiri deri më tani”, tha Vuçiq, i cili po ashtu shprehu besimin për fitoren e Serbisë. “Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq edhe në të kaluarën ka dhënë deklarata të tilla duke e paraqitur gjendjen si “shumë të rëndë”. /Gazeta Express

@tn.lajmelokale
@tetovanews