Ballina Kronika Zejnie Gashi ishte në automjet pranë shtëpisë së saj, u qëllua rastësisht...

Zejnie Gashi ishte në automjet pranë shtëpisë së saj, u qëllua rastësisht në Prishtinë nga sherri mes dy grupeve

Mbrëmë ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Njëra prej tyre ka qenë 48-vjeçarja, Zejnie Gashi, e cila ka qenë kalimtare rasti dhe u plagosë rëndë.

Ndërsa, ka ndërruar jetë sot në QKUK.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmë rreth orës 21:15, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Jeronim De Rada në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga gotitja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast.

Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur :

E. H, mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur.

E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të dy peronave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews