Ballina Bota Lufta e madhe te dera, Ukraina merr avionët F-16 në verë, Putin...

Lufta e madhe te dera, Ukraina merr avionët F-16 në verë, Putin kërcënon: Godasim edhe NATO-n

Ukraina pritet të marrë gjatë verës avionët F-16,përmes të cilëve kërkon që të balancojë disi forcat në fushëbetejë, muaj pasi Rusia ka marrë iniciativën dhe po sulmon për të gjetur të çara në frontin lindor.

Ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba, tha se aleatët janë duke stërvitur pilotët ukrainës dhe gjithçka po shkon sipas planit.

“I presim në verë”, tha ai kur u pyet se kur Ukraina do të marrë avionët F-16.

Përballë kësaj, Vladimir Putin kërcënojë me sulm ndaj avionëve “kudo që ata të jenë, brenda apo jashtë territorit ukrainas”.

“Ashtu siç kemi shkatërruar tanket, mjetet e blinduara dhe raketahedhësit, ashtu do të shkatërrojmë edhe avionët F-16 kudo që ata të jenë.

Edhe nëse ngrihen nga një vend i tretë, sërish do të jenë një objektiv legjitim për ne”, tha Putin duke nënkuptuar kështu që do të godasin edhe vendet e NATO-s që sherbejnë si baza për nisjen e avionëve ukrainas.

@tn.lajmelokale
@tetovanews