Ballina Bota Një gazetar humbi jetën dhe një tjetër u plagos në një aksident...

Një gazetar humbi jetën dhe një tjetër u plagos në një aksident trafiku (VIDEO)

Në kilometrin e 12-të të autostradës Artvin-Erzurum të Turqisë, makina me targa 34 FZJ 841, e drejtuar nga reporteri nga Artvini për TRT News, Fatih Tüysüz, është përplasur me tabelën në anë të rrugës.

Në aksident mbetën të plagosur shoferi dhe pronari i gazetës Çoruh Postası, Tolga Gül.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror të Artvinit, pas ndërhyrjes së parë të ekipeve të Urgjencës Shëndetësore 112 në vendngjarje.

Gyl, i cili ishte edhe ish-kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Artvinit, humbi jetën pavarësisht ndërhyrjeve.
Në të njëjtin spital vazhdon mjekimi i Tüysüz-it, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Tolga Gül

Nga ana tjetër, Guvernatori Cengiz Ünsal, deputeti i CHP Artvin Uğur Bayraktutan dhe kryetari i bashkisë së Artvinit Demirhan Elçin erdhën në spital dhe i shprehën ngushëllimet familjes së Gulit dhe i shprehën urimet për shërim të shpejtë familjes së Tüysüz.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Tolga Gül

@tn.lajmelokale
@tetovanews