Ballina Sport Ernest Muçi pëlqehet nga klubi elitar i Premier League

Ernest Muçi pëlqehet nga klubi elitar i Premier League

Ernest Muçi ka bërë paraqitje fantastike te skuadra turke e Besiktas edhe pse u transferua në pjesën e dytë të sezonit.

Paraqitjet fantastike të shqiptarit kanë tërhequr vëmendjen e klubit elitar në Angli.

Siç raportohet në Turqi nga “Sozcu”, Ernest Muçi ka përfunduar në radarët e Aston Villas. Te klubi nga Birmingham drejtor sportiv është Monchi, i cili ka “piketuar” futbollistin shqiptar qysh prej kohës kur lojtari aktivizohej në Poloni.

Premier League është një emër “tundues” për Muçin, me këtë të fundit që vështirë se mund të refuzonte një propozim të tillë. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete dhe për diçka të tilla, ndoshta do na duhet të presim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews