Mund të ju duket përrallë apo ëndërr, por dy tetovarët kanë fascinuar Michiganin gjegjësisht kryetarin e bashkisë me zgjuarsinë e tyre dhe vullnetin për punë në Michigan.
Shumë kolegë të tyre në Maqedoni, vazhdojnë të ngjiten në shtylla për të vendosur flamuj partiak që një ditë të punësohen, e ka nga ata që kanë kryer një fakultet dhe punojnë muratorë dhe shumica vazhdojnë të bredhin rrugëve për një vend pune ku edhe nëse e sigurojnë ata do të vazhdojnë të hanë bukë por mos ngopen kurrë me pagat që do të marrin.
Janë pikërisht dy tetovarët që kanë marrë rrugën për në SHBA dhe sot ata kanë biznesin e tyre në Michigan ku kanë marrë mirënjohje nga kryetari i komunës si një ndër bizneset e suksesshme në vend.
Në SHBA janë përmes leje qëndrimeve të përkohshme për studentet ku më vonë e kanë hapur restorantin që marrin mirënjohje nga kryetari i bashkisë.
Kjo është Amerika, jep përparësi punëtorëve njerëzve të mençur dhe atyre që kanë vizion, e jo letrave, notave në diplomë apo diplomave për reklame. /TetovaSot/