Drejtorët e shumë shkollave fillore janë të njoftuar me nismat e prindërve të nxënësve për rregullimin e klasave dhe blerjen e sendeve që mungojnë në shkollë. Ata thonë se kjo ndodhë për shkak të mjeteve të pamjaftushme që marrin si bllok dotacione nga komuna e me të cilat nuk arrihet rikonstruimi i të gjitha klasave dhe furnizimi i tyre me pajisje të nevojshme shkollore. Kadri Agushi, drejtor në shkollën fillore “Ismail Qemali” tha për Alsat se numri momental prej 1441 nxënës në këtë shkollë krahasuar me kapacitetin e sajë prej 700 nxënës shkakton dyfishimin e kërkesave të shkollës.
Nëqoftëse prindërit dëshirojnë diçka ekstra mund ta bëjnë mirëpo jo me kërkesën e arsimtarëve, rreptësisht është e ndaluar, edhe me ligj edhe me deklarata prej drejtorëve që prindërit nuk guxojnë të mbledhin të holla, Çdo gjë që nevoitet ne e marrim prej komunës, nuk kemi fondin tonë prandaj këto mjete të cilat lëshohen prej atje besoni që nuk mund ti mbulojnë të gjitha nevojat, prandaj ne gjithmonë kemi nevoje për më shumë – Kadri Agushi, drejtor i sh.f “Ismail Qemali”.
Komuna e Çairit pranon se dotacionet që u ndahen shkollave në këtë komunë nuk janë të mjaftueshme. Nga ky institucion thonë se shuma më e madhe e mjeteve ndahen për rroga ndërsa një pjesë e vogël mbetet për mirëmbajtje dhe kërkesa tjera.
Këtu duhet theksuar se me mjetet që barten nga ministritë përkatëse të cilat quhen bllok dotacione bëhet mbulimi, sic janë pagat e mësimdhënësve, faturat e ngrohjes qendrore, rrymës dhe ujit, nevojat e përditshme të inventarit, bankat shkollore, karriget edhe kështu me radhë. Në qoftë se bëjmë një analizë kuptohet që mjetet nuk janë të mjaftueshme por këtë vit me reformat e planifikuara për arsim është bërë një rritje e këtyre bllok dotacioneve, mjeteve në vlerë prej diku 18 milionë denarë në krahasim me vitin e kaluara – deklaroi Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës Çair.
Në dy shkolla të komunës Butel që inspektoi Alsat M, janë organizuar nisma për lyerje të klasave, blerje të dërrasës së zezë dhe së fundmi është ngritur nismë për blerjen edhe të bankave dhe karrigeve. Kryetari i Butelit, Velimir Smilevski shprehet i habitur me këto nisma madje duke shtuar se banka dhe karrige ka në numër të mjaftueshëm, madje në të gjitha shkollat fillore e Butelit.
Në bazë të asaj që unë kam informacione nuk ka mungesë, edhe karriget e vjetra dhe bankat ruhen në bodrume dhe mendoj që kanë rezervë dhe unë si kryetar i komunës nuk kam informacion e as që kam marr kërkesë me shkrim nga ndonjë shkollë për mungesë të bankave dhe karrigeve. Ndryshe, çdo prind dëshiron që fëmija i tij të mësojë në banka më të bukura,..nuk duhet ti ngatërrojmë disa dëshira ose frustrime të prindërve të caktuar që t’ua imponojnë edhe prindërve që vërtet nuk kanë para dhe nuk kanë mundësi të ndihmojnë në këtë aspekt – deklaroi Sinkron: Velimir Smilevski, kryetar i Komunës Butel.
Gjithashtu nga komunat e lartpërmendura kanë paralajmëruar inspektime në të gjitha shkollat për të parë se për çfarë realisht shpenzohen mjetet e bllok dotacioneve. Lidhur me këtë temë, ditë më parë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Renata Deskovska e cila deklaroi se këto nisma janë jashtëligjore dhe të gjitha rastet duhet të paraqiten në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit.