Mëngjesin e së shtunës në Komunën Oupeye, në afërsi të Liezhit në Belgjikë, janë dëgjuar të shtëna dhe është gjetur një veturë e qëlluar me plumba. Për momentin janë arrestuar tre persona. Supozohet se bëhet fjalë për qërim hesapesh në mes të dy klaneve rivale të shqiptarëve.
Rreth orës 07.00, të mëngjesit të së shtunës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën „Roi Albert“ në Oupeye të Belgjikës. Në vendngjarje është gjetur një veturë e zbrazët, por e qëlluar me disa plumba.
Sipas hetimeve fillestare, të shtënat janë realizuar pas zënkës në mes të disa personave, shkruan „RTL.be“, njofton Shtegu.com. Dyshohet se bëhet fjalë për qërim hesapesh në mes të dy klaneve rivale me origjinë shiptare, pohojnë nga Prokuroria vendore e Liezhit.
Edhe pse ka pasur persona të plagosur, Prokuroria nuk e ka konfirmuar këtë informatë. Tre persona me origjinë shqiptare të cilët i takojnë të njëjtit grup, janë arrestuar. Hetimet janë në vazhdim e sipër deri në ndriçimin e plotë të rastit. (Shtegu.com)