Ballina Diaspora Shqiptarët në protesta pas mbylljes së bastores ilegale në Austri

Shqiptarët në protesta pas mbylljes së bastores ilegale në Austri

Pas mbylljes të një bastoreje nga ana e zyrtarëve në rrethinën Vöcklabruck në Austri, një grupim shqiptar i ka vënë nën presion masiv autoritetet vendore. Grupi në fjalë ka mbajtur protesta të paligjshme para shtëpive të puntorëve zyrtarë duke u përpjekur tu shkaktojë frikë.

Tashmë disa ditë, një grup shqiptarësh është duke mbajtur protesta masive në afërsi të shtëpive të puntorëve zyrtarë të administratës lokale austriake, shkruan „ORF“, përcjellë Shtegu.com. Me megafonë dhe transparente të ndryshëm, grupi i maskuar i akuzon ata për korrupsion dhe shkelje të Ligjit.

Për ta, ruajtja e rendit shoqëror megjithatë nuk i shqetëson shumë: „Të gjitha këto protesta nga autoritetet janë ndaluar, ndërsa shqiptarët nuk i përmbahen kësaj ndalese“, pohon kryebashkiaku i rrethinës së Vöcklabruckut, Martin Gschwandtner.

Me këtë rast, policia austriake ka arritur t`i shpërndajë protestuesit. Sipas kryebashkiakut, bashkëpunëtorët e tij nuk janë në gjednje të mirë. Para së gjithash, familjet me fëmijë të vegjël janë të frikësuara, njofton më tej Shtegu.com. Por, Gschwandtner nuk e ka ndërmend të tërhiqet: „ Bëhet fjalë për një bastore ilegale në Schëanenstadt, e cila pavarësisht mbylljes së saj, gjithnjë përpiqet të rihapet. Ne u kemi bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë në mënyrë të vazhdueshme“.
Lokali është ndaluar nga kreybashkiaku. Për shkak të lëtij vendimi, menaxhuesit e saj u ankuan pranë Gjykatës administrative ku sërish dështuan. Tani, ata po përpiqen të ushtrojnë presion personal mbi puntorët administrativë. Mirëpo, Gschwandtner iu ka premtuar përkrahjen maksimale, duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore. Në përpunim e sipër janë kallëzime penale për detyrim dhe shpifje. (Shtegu.com)