Ballina Aktualitet Lajme LSDM:ULJA E KONSIDERUESHME E ÇMIMEVE TË ILAÇEVE, I ULIN SHPENZIMET E QYTETARËVE

LSDM:ULJA E KONSIDERUESHME E ÇMIMEVE TË ILAÇEVE, I ULIN SHPENZIMET E QYTETARËVE

Nga Lidhja Social Demokratike thonë se Qeveria e udhëhequr nga kjo parti vazhdon me implementimin e masave që sigurojnë mbrojtje shëndetësore më të qasshme dhe ulje të shpenzimeve për qytetarët.

“Me realizimin e revizionit vjetor për çmimet e ilaçeve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nga muaji i ardhshëm, ilaçet nga lista pozitive do të kenë ulje të konsiderueshme të çmimeve.Me revizionin ulen çmimet e 336 ilaçeve gjenerike dhe i 226 origjinatorëve, gjegjësisht ilaçeve inovative. Kjo do të thotë se nga muaji i ardhshëm, të gjitha kategoritë e ilaçeve që janë në listën pozitive do të kenë ulje të konsiderueshme të çmimeve. Në këtë mënyrë shteti këtë vit do të kursen mbi dy milion euro sepse kursimi tek ilaçet gjenerike çdo vit kap vlerën e 993 milion eurove, përderisa tek origjinatorët, gjegjësisht tek ilaçet inovative vlera shkon në 1.388.600 euro ose gjithsej 2.381.600 euro”.

Nga LSDM-ja përfundonë duke thënë se sistemi shëndetësor efikas, disponueshmëria në shërbimet shëndetësore dhe në ilaçe, si dhe ulja e shpenzimeve për qytetarët, mbeten prioritet kryesor i LSDM-së si dhe pohojnë se vazhdojnë me implementimin e Programit që siguron shërbime kualitative, standard jetë më të lartë, mbrojtje sociale dhe shëndetësore më efikase për të gjithë qytetarët./tv21/