Gjykatësi i Manastirit, Nikolla Krstevski gjatë viteve të fundit kishte arritur të përfitojë dëmshpërblim nga shteti, pasi që bletët e tij në Krushevë ia kishte dëmtuar ariu. Ai për këtë kishte paditur shtetin, duke kërkuar mbi 2300 euro përfshirë dhe kamatën në këtë shumë.
Vendimi i gjykatës është shqiptuar në favor të tij, edhe pse ai nuk kishte dëshmuar se është bletar, apo edhe se kishte përfituar të ardhura plotësuese nga prodhimi dhe shitja e mjaltit, transmeton INA, duke u thirrur në një storje hulumtuese nga portali “Svedok”.
Gjykatësi Krstevski ka fituar gjyqin në Gjykatën Themelore të Krushevës, ndërsa ai tani është gjykatës në Gjykatën e Apelit në Manastir. Ai ka arritur që të marrë dëmshpërblimin edhe përkundër kundërshtimit nga Avokati i shtetit.