Shteti i Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dërguar trupat e Gardës Nacionale në kufi me Meksikën, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së presidentit Donald Trump, njofton Klan Kosova.
Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se 250 trupa do të dërgohen për ta patrulluar kufirin në atë pjesë në 72 orët e ardhshme.
Edhe Arizona po planifikon dërgimin e 150 trupave javën e ardhshme.
Trump ka thënë se ai do të dërgojë rreth 4000 trupa në Gardës Nacionale për të siguruar kufirin me Meksikën, derisa të ndërtohet muri.
Shteteve si New Mexico dhe Kalifornia u është kërkuar të marrin veprime të njëjta.
Gjithashtu, të premten Trump ka thënë se e ka ndërmend t’i japë fund praktikës “kap dhe liro” që ka qenë deri me tani kur janë zënë njerëz duke kaluar kufirin ilegalisht nga Meksika.
Trump ka thënë se migrantët që kapen ilegalisht do të futen në brug derisa ta dëgjojnë vendimin për deportim, ose jo.