Ballina Bota Londra nën terrorin e thikave

Londra nën terrorin e thikave

Rritja e dhunës me thika në Londër ka vazhduar edhe mbrëmjen e shkuar, pasi një njeri u ther në një stacion treni.

Një grua u arrestua me dyshimin për tentativë të vrasjes në vendin e ngjarjes, pasi policia nxitoi për në vendin e krimit jashtë stacionit Highbury dhe Islington në veri të Londrës.

Ajo u dërgua në një stacion të policisë aty pranë.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane i tha MailOnline: ‘Policia u thirr afërsisht në orën 22:25 të shtunën më 7 prill për të raportuar për një sulm me thikë jashtë stacionit Highbury dhe Islington.

Policia konstatoi se një burrë ishte goditur me thikë, i cili është dërguar në spitalin lindor të Londrës për trajtim.

Një grua – pa detaje të mëtejshme – u arrestua në afërsi të skenës me dyshimin për vrasje në tentativë.

Zyrtarët e Njësisë Qendrore të Komandës Veriore hetojnë.

Sulmi vjen ndërkohë që 55 persona janë vrarë në kryeqytetin britanik që prej muajit janar, ndërsa 13 vetë janë vrarë brenda dy javësh muajin e kaluar./Ora News.tv/