Numri për kontakt: 072 705 659
Rabije Dalipi prej më shumë se 18 vjetësh kujdeset për burrin e saj dhe 4 fëmijët.
Buri i saj është me të meta mendore, me çka është i paaftë për punë.
Rabija shpesh herë ka kërkuar punë, por pa sukses.
Kësaj familje i kanë ndihmuar fshatarët që ta ndërtojnë një shtëpi të vogël, por gjendja e tyre financiare është e vështirë.
Ata nuk kanë të holla as për bukë.
Edhe ndihmën sociale prej 3 mijë denarësh që e marrin, të gjitha harxhohen për barna.
“Shpesh herë ju bëjë me ngrënë, ndonjë herë nuk kam. Kur nuk kamë ju bëjë makarona apo çfarë të ketë. Kam hjek keq tek shtëpia e vjetër, po falë zotit më kanë ndërtuar këtë shtëpi. Po si jo fëmijët kërkojnë, djali shkon me atlete të shqyera. Fëmijët kërkojnë të holla për në shkollë, rroba. Më shumë më japin rroba, unë nuk kamë që të blej”, tha Rabije Dalipi.
Burri i saj Muhadini ka problem edhe në të shprehur, ai thotë se sëmundja shumë e ka munduar dhe kërkon nga personat human që ta ndihmojnë familjen e tij, meqenëse ai nuk mundet.
“Nuk kam më fuqi të punoj, dua të punoj por nuk mundem”, tha Muhadin Dalipi.
Kjo familje nga Kërçova, kërkon lëmosh, çfarëdo që të jetë, ushqime apo rroba për fëmijët. Ata na përcollën me shpresën se dikush do tu dalë në ndihmë.