Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 70 oficerëve të ushtarisë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa tentim grusht-shtetit më 2016.
Policia turke ka kryer operacione në 34 provinca në mbarë vendin, ka raportuar e përditshmja turke Milliyet, refreuar Reuters.
Thuhet se të dyshuarit janë vënë në shënjestër pas deklaratave të ushtarëve që janë arrestuar më parë. Zyrtarët ushtarakë të arrestuar në operacionet e fundit, thuhet se bëjnë pjesë në lëvizjen Hizmet (Shërbim) të Gulenit.
Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka thënë se autoritetet turke kanë arrestuar 160 mijë njerëz dhe kanë larguar nga puna pothuajse të njëjtin numër të nënpunësve civilë, pas puçit të dështuar të korrikut të vitit 2016./sn/