“Unë i njoh përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe nuk dua rikthim të luftës në Ballkanin Perëndimor”.
Kanë qenë këto fjalët e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në seancën plenare të BE-së, ku po zhvillohet debat me presidenti francez, Emmanuel Macron.
Ai e quan të rëndësishme integrimin e Ballkanit perëndimor në BE, teksa disa eurodeputetë kanë përshëndetur këtë deklaratë të tij, e cila është shpërndarë menjëherë në Twitter nga shumë persona./TCH/