Prestigjozja amerikane “Mother Jones” ka hapur një pistë mjaft të dyshimtë rreth financimeve të pa ligjshme të fushatës së LSI-së. Sipas investigimit të revistës amerikane, dyshohet që ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i njohur për qëndrimet e tij anti-shqiptare të jetë një prej donatorëve të fshehur të Ilir Metës.
Sipas investigimit, LSI nënshkroi në muajin janar 2017 një kontratë me vlerë 15 mijë dollarë në muaj me “McKeon Group”, një kompani lobimi e drejtuar nga një ish-senator republikan. Megjithatë, kjo kontratë u prish vetëm një muaj më vonë. Por, marrëdhënia e LSI me McKeon nuk përfundoi këtu.
Pak ditë pas përfundimit të bashkëpunimit, “McKeon Group” nënshkroi një kontratë me vlerë 50 mijë dollarë në muaj, plus shpenzime, me një kompani qipriote të quajtur “Dorelita Limited”. Kontrata me “Dorelita”-n kishte si qëllim të vetëm të promovonte LSInë në Uashington, një fakt i mbështetur ky në investigimin e “Mother Jones” nga prova dhe burime të shumta.
Pronari i dyshuar i kësaj rme është një oligark rus, i quajtur Oleg Deripaska, me interesa në industrinë e aluminit, por i përfolur në media edhe si një eksponent i krimit të organizuar në vendin e tij. Megjithatë, sikur kjo lidhje të mos ishte mjaftueshmërisht e dyshimtë për LSI-në, nga investigimi del në dritë edhe një lidhje tjetër e errët, me ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski. Të dhënat e deritanishme tregojnë se kontrata e “Dorelita”-s, me përtues LSI-në është nënshkruar nga një avokat grek, i quajtur Iraklis Fidetzis. Lidhja me këtë person u sigurua nga Vangjel Tavo.
Prej shumë vitesh, Fidetzis punon njëkohësisht edhe për llogari të një miliarderi grek, të quajtur Dimitris Kontaminas, një manjat mediatik, i cili ka pasur probleme të shumta me drejtësinë duke u dyshuar për një numër krimesh ekonomike, ndonëse nuk është dënuar asnjëherë në vendin e tij. Në vitin 2005, për llogari të Kontominasit, sipas provave të siguruara nga inteligjenca amerikane, Fidetzis negocioi me Gruevskin një marrëveshje korruptive, me përtues “Magyar Telekom”, pjesë e “Deutsche Telekom”.
Kjo marrëveshje ndihmoi kompaninë hungareze që të futej në tregun maqedonas, në këmbim të një rryshfeti të majmë për Gruevskin dhe disa eksponentë të tjerë të qeverisë së tij. Hetimi i zhvilluar në Amerikë përfundoi me një gjohë prej 95 milionë eurosh ndaj “Magyar Telekom” dhe kompanisë së saj mëmë, për korruptimin e zyrtarëve të huaj. Dy drejtorë të kompanisë u gjobitën gjithashtu me 400 mijë dollarë.
Megjithatë, në Maqedoni nuk pati asnjëherë ndonjë hetim për këtë çështje. Që prej atëherë, Fidetzis ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me qeverinë e Gruevskit, duke shërbyer si ndërmjetës i tij në disa marrëveshje të tjera. Kjo pistë ngre mundësinë që nancuesi i fshehtë i LSI të jetë pikërisht ish-Kryeministri i Maqedonisë, e nëse kjo vërtetohet, LSI duhet të japë shpjegime se cilat janë interesat e përbashkëta me këtë lider të njohur për politikat e tij anti-shqiptare dhe për promovimin e qartë të axhendave ruse në Ballkanin Perëndimor.(Lexo.al)