Qeveria suedeze ka përgatitur një projektligj sipas të cilit parashihet leje qëndrimi në vend për rreth 9 mijë refugjatë të rinj nga Afganistani, me kushtin për të vazhduar shkollimin
Qeveria e Suedisë ka përgatitur një projektligj sipas të cilit parashihet leje qëndrimi në vend për rreth 9 mijë refugjatë të rinj nga Afganistani, me kushtin për të vazhduar shkollimin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror suedez SVT njoftoi se gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015, në këtë vend kanë arritur 20 mijë emigrantë të pashoqëruar. Shteti ka dhënë azil për 11.000 prej tyre të cilët ishin nën moshën 18 vjeç, ndërsa pjesa tjetër prej 9 mijë që ishin të moshës mbi 18 vjeç, asokohe nuk fituan azil.
Qeveria e Suedisë ka vendosur për të ndihmuar emigrantët tjerë të rinj nga Afganistani, duke përgatitur një projekt-ligj, sipas të cilit 9 mijë afganë të rinj marrin leje qëndrimi, por me kusht që të vazhdojnë shkollimin e tyre.
Kryetarja e Partisë Liberale në pushtet, Annie Loof, deklaroi se partia e saj mbështeti projekt-ligjin dhe se do ta mbështeste atë gjatë votimit në parlament.
Megjithatë, deklarata e saj për mbështetjen e projektligjit në fjalë ka hasur në reagime të qarqeve raciste dhe ekstreme të krahut të djathtë.
Kështu, në rrjetet sociale u shfaq një fotografi e Loof me shami në kokë dhe nën të shkruante: “Shumica e 9 mijë afganëve janë terroristë, banditë dhe vrasës, popull i Suedisë zgjohu”.
Kryeministri suedez, Stefan Löfven dhe ministri i Arsimit të Suedisë, Gustav Fridolin reaguan ashpër ndaj këtyre pretendimeve.
“Jam shumë i zhgënjyer nga kërcënimet drejtuar Loof. Çfarëdo që të bëhet, Loff është një person e cila është shumë mirë e njohur për të gjithë. Me një qëndrim njerëzor ajo zgjedh një rrugë të vështirë në politikën suedeze”, tha Fridolin.