Presidenti Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Gina Haspel, për të drejtuar CIA-n. Haspel do të përballet në Senat të mërkurën për t’u konfirmuar në këtë post, pasi Mike Pompeo morri detyrën e Sekretarit të Shtetit.
Trump tha se Gina Haspel është vënë në shënjestër, sepse ajo ka qenë e ashpër me terroristët.
Në një postim në “Twitter”, presidenti shprehu mbështetjen e tij për Haspel, duke e përfunduar atë me frazën “Gina, fito”! Haspel, që do të dalë para Senatit për konfirmim të mërkurën, ka vendosur tani të mos tërhiqet.
Haspel do të jetë e para drejtuese femër që do të drejtojë CIA-n.
Ajo ka qenë pjesë e agjencisë për 33 vite, thuajse tërësisht me misione të fshehta, por së fundmi ka qenë zëvendësdrejtoreshë.
Koha e saj e qëndrimit në agjenci mbulon edhe periudhën kur teknikat, mes të cilave ajo që njihet si “ëaterboarding”, mbytje me ujë, përdoreshin në programin e shumëpolemizuar të marrjes në pyetje për të dyshuarit si terroristë./sn/