Volkswagen ka publikuar fotografitë dhe detajet teknike të modelit të tij më të shpejtë deri më tash në histori.
Golf GTI TCR ka motor 2.0 litra TSI, i cili siguron 290 kuajfuqi dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 264 km/h.
Ky është Golf GTI më i shpejtë në historinë 40-vjeçare të këtij modeli, edhe pse TCR tash për tash është koncept formal dhe versioni i prodhimit do të paraqitet kah fundi i vitit.
Në mesin e opsioneve do të jetë edhe pakoja speciale sportive me metodat Normal, Comfort dhe Sport.