Ballina Aktualitet Lajme Ejup Alimi dhe Ismet Guri sot në seancë gjyqësore për shkatërrim të...

Ejup Alimi dhe Ismet Guri sot në seancë gjyqësore për shkatërrim të materialit zgjedhor

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca e kaluar është shtyrë për shkak obligimeve familjare urgjente të gjykatëses Gordana Spirova.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, që ka qenë anëtar i Komisionit komunal zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së.

PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews