Dalin flakët me ngjyrë të kaltër nga çarjet e formuara si pasojë e shpërthimit të vullanit Kilauea në provincën Hawaii të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) ka publikuar fotografitë e flakëve me këtë ngjyrë, që kanë dalë nga çarjet e formuara në rajonin Leilani Estates.
Njëra prej eksperteve të USGS-së, Wendy Stovall, në një deklaratë tha se flakët me ngjyrën e kaltër janë formuar si rezultat i djegies së gazit metan i cili ka dalë në tokë nga çarjet e formuara.
Rreth 2 mijë persona janë evakuuar për shkak të lavës, shkëmbinjve dhe gazit toksik që lëshoi vullkani Kilauea në shtetin Hawaii i cili u aktivizua në fillim të majit.
Kujtojmë se vullkani Kilauea është një nga vullkanet më aktiv në botë. Në këtë vullkan ndodhin shpërthime që nga viti 1983.