Turqia i drejtohet zgjedhjeve te qershorit duke u ballafaquar me një kolaps të monedhës së saj që kërcënon të shkaktoje një krizë ekonomike.
Që nga fillimi i vitit, lira turke ka humbur gati 20% të vlerës kundrejt dollarit amerikan, edhe pse arriti ta merrte veten disi këtë javë pas një rritjeje të normës së interesit nga Banka Qendrore Turke. Ka shenja gjithnjë e me të mëdha se qeveria e Erdoganit po shtrëngon kontrollin e saj jo vetëm mbi Turqinë, por edhe mbi Bankën Qendrore që po kthehet në fokusin e saj, thotë ekonomisti financiar botëror i Commerzbank, Peter Dixon.
Mendoj se tregjet po fillojnë të shqetësohen lidhur me masën e ndërhyrjes së ekzekutivit turk tek politikat e kësaj banke, e ky ka qenë padyshim një nga faktorët që kanë shkaktuar tërmetin e lirës turke, shprehet ai.
Banka Qendrore e rriti normën e interesit nga 13.5 në 16.5 për qind. Presidenti Erdogan nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin që kërkon të kontrollojë edhe normat në fjalë, të cilat i përshkuan si “nënën e të gjitha të këqijave”. Por rënia e Lirës dhe inflacioni në rritje po ndikojnë në fuqinë e shpenzimit të njerëzve të thjeshtë, të cilët janë njëkohësisht edhe votues.
Rritja e normës së interesit ishte një përpjekje për të frenuar inflacionin, por analistet e përshkruajnë këtë si një lëvizje që ishte “shumë pak dhe shumë vonë”.