Në Greqi këtë mëngjes, ka përfunduar greva 24-orëshe organizuar për shkak të masave të reja të paralajmëruara për kursim.
Pikat kufitare, të cilat ishin të mbyllura për shkak të grevës, u rihapën.
Për shkak të grevës u anuluan shumë fluturime, u ndërpre lëvizja e trageteve dhe trenave, si dhe trafiku publik.
Shkollat dhe spitalet gjithashtu u mbyllën ndërsa nuk punuan as mediat./tv21/