Refuzimi i Prishtinës për të vazhduar dialogun në Bruksel është veprim ‘i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm”, thotë Marko Gjuriq, shkruan Periskopi.
“Shefi i ekipit negociator të Prishtinës, Avni Arifi, ka thënë disa fjalë të papranueshme ndaj të cilave askush deri tani nuk ka reaguar por do të duhej të bënte kështu”, ka thënë i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.
“Ai (Arifi) po e thotë publikisht se Prishtinës nuk i intereson të punojë në implementimin e marrëveshjeve që kemi marrë si obligim dhe kjo provon se autoritetet në Prishtinë nuk janë të interesuara të ndërmarrin asgjë lidhur me këtë”, ka thënë Gjuriq.
“Nuk duhet shumë mund për të kuptuar se sa false janë qëndrimet e Prishtinës. Refuzimi që po ia bëjnë dialogut është një hap i rreizkshëm dhe i papërgjegjshëm”, ka thënë Gjuriq.
Ndryshe, Koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës në muajin maj ka kërkuar nga autoritetet kompetente në Bruksel që dialogu teknik me palën nga Serbia të vazhdojë sa më shpejt.
Ai tha se në kërkesën për dialog, janë dërguar disa tema mbi të cilat do të duhej të vazhdonte procesi i dialogut teknik.
Arifi shpjegoi se përgjigja nga autoritet në Bruksel ishte që procesi të dialogut të vazhdojë lidhur me procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë që sipas Arifit, nga pala kosovare është refuzuar.