Katalonja nuk heq dorë nga pavarësia. Kështu u shpreh kreu i rajonit Quim Torra pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez, edhe pse të dy ranë dakord që të vazhdojnë të flasim për të lehtësuar tensionet.
Ky është bisedimi i parë pas më shumë se dy vjet mes një kryeministri spanjoll dhe presidentit të Katalonjës. Takimi mes tyre zgjati mbi dy orë, pasi të dyja palët u përpoqën që të ulin tensionet, pas referendumit të vitit të kaluar për shpalljen e pavarësisë, ku e futi vendin në një krizë politike.Duke folur për gazetarët, zëvendëskryeministrja e Spanjës Carmen Calvo e përshkroi takimin si “vërtetë të dobishëm”, duke thënë se Sanchez dhe Torra kishin “rënë dakord të rivendosnin një komision dypalësh”.
“Ata gjithashtu do të ngrenë “komisione pune” për të diskutuar çështje të ndryshme si puna, energjia, varfëria, kujdesi shëndetësor dhe arsimi” tha ajo, duke treguar se dy zyrtarët do të takohen përsëri në Barcelonë.