Ballina Aktualitet Kosovë Incident me avionin privat të 4 liderëve kosovarë, për pak përfunduan në...

Incident me avionin privat të 4 liderëve kosovarë, për pak përfunduan në Serbi

Delegacioni kosovar që ishte nisur të martën për në Bruksel, me avionin privat të ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ku ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka pasur një incident i cili mund t’i çonte ata në duart e serbëve.

Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, me të cilin ndodhej delegacioni kosovar, kishte pasur një incident pasi si pakujdesi e kullës ajrore të Tiranës, kishte udhëtuar në vijën ajrore që e kishte nxjerrë në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia, shkruan gazetametro.net.E gjithë kjo situatë që sipas Haxhiut për pak sa nuk përfundoi në incident diplomatik, ku tre ish krerët e UÇK-së, tani liderë të institucioneve të Kosovës, do të mund të ndaloheshin nga autoritetet serbe, ishte shkaktuar nga pakujdesia e kullës ajrore të aeroportit të Tiranës, që duhej t’i jepte avionit udhezime per drejt Brindizit, e jo drejt hapësirës ajrore të Republikës Serbe.

Haxhiu ka thënë se kjo situatë ishte vërejtur Pacolli, edhe ishte evituar prej tij, pasi në këtë moment ai i kishte dhënë urdhër pilotit që avionin ta kthente në Tiranë.

Pra delegacioni i Kosovës i nisur për në Bruksel, ishte kthyer në Tiranë, dhe sërish tani përmes vijës ajrore të Brindizit kishte shkuar në Bruksel, ku tani edhe janë anëtarët e delegacionit kosovar.