Julen Lopetegui e mbylli javën e parë në krye të Real Madridit duke vëzhguar dhe vlerësuar një ndeshje mes lojtarëve të tij në stërvitje, në të cilën i vendosi Gareth Bale, Karim Benzema dhe Vinicius, në vijën e sulmit në të njëjtin ekip.
Në ekipin e BBV-së ishin Jesus Vallejo, Theo Hernandez, Marcos Llorente dhe Dani Ceballos, kundër një ekipit tjetër i përbërë kryesisht nga lojtarë të akademisë, si Raul de Tomas, Martin Odegaard dhe Borja Mayoral. “Punë e paqme nga i gjithë ekipi këtë javë”, shkroi Lopetegui në Instagram pas seancës të shtunën.
“Nesër do t’i mbushim bateritë. Të hënën do t’i japim përsëri me të gjitha forcat. Forca!”, shtoi ai.
Ndërkohë, nga java e ardhshme Lopeteguit do t’i kthehen futbollistët që ishin pjesë e Kupës së Botës.