Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, respekton vendimin e mesfushorit Mesut Özil për t’u tërhequr nga kombëtarja.
Përmes zëdhënses së saj, Ulrike Demmer, Merkel gjithashtu kujtoi se pjesa më e madhe e komunitetit me origjinë turke në Gjermani janë integruar mjaft mirë, në përpjekje për të zbutur disi reagimin e fortë të numrit 10. “Kancelarja ka një vlerësim të lartë për esut Özil, ai ka kontribuar shumë në skuadrën kombëtare. Por tani ka marrë një vendim që duhet respektuar”, tha ajo.
Por çështja po merr gjithnjë e më shumë përmasa jashtë aspektit sportiv. Përfaqësuesja e AfD, partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, Ëiebke Muhsal, shkruajti në Teitter se Özil duhet ta kishte dhënë me kohë dorëheqjen dhe se nuk kishte treguar ndonjëherë respekt për Gjermaninë, duke mos kënduar as himnin. Ministrja e Drejtësisë, Katarna Barley e Social Demokratëve i doli në mbështetje lojtarit, duke thënë se vendimi i tij është një shenjë paralajmërimi që rracizmi po mer hov në Gjermani.
Reagime ka pasur edhe në Turqi, ku Ministri i Sporteve Mehmet Kasapoğlu e ka quajtur vendimin për t’u nderuar, ndërsa Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül ka uruar Özil duke i thënë: “Ke shënuar golin më të bukur kundër virusit të fashizmit”.
Ndërkohë, Federata Gjermane e Futbollit, e akuzuar hapur nga Özil për rracizëm kundrejt tij, ka lëshuar një deklaratë ku hedh poshtë gjithë pretendimet, por pranon se mund të ishte bërë më shumë për ta mbrojtur lojtarin nga abuzimet.
“DFB ndihet keq për largimin e Mesut Özil nga skuadra kombëtare. Por mohojmë me forcë lidhjen e institucionit tonë me sjellje rraciste. DFB është përfshirë prej vitesh në integrimin e komuniteteve të tjera në Gjermani”.
Ndërsa gjiganti i automobilave, Mercedes-Benz, ka nisur një hetim pas akuzave të Özil se ishte përjashtuar nga fushatat promocionale pasi fotografive të tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.