Xheimina Dervishi vetëm 19 vjeçare është kandidatja më e re në moshë për për Këshillin Bashkiak në zonën e Lombardisë në Itali.
Xheimina është me origjinë nga Kavaja si dhe është studente e filozofisë në Universitetin e Milanos, shkruan albinfo.ch.
Ajo ka pasion politikën dhe sigurisht kjo është arsyeja pse ajo ka zgjedhur të kandidoj për Këshillin Bashkiak në Itali.
Nga raportet e fundit deri tani ka shkuar në 70 numri i kandidatëve shqiptarë për zgjedhjet e 26 majit në Itali.