Natyrisht që Presidenti aktual amerikan i ka humbur zgjedhjet e mesmandatit ashtu siç kishin bërë edhe 12 paraardhësit e tij por Donald Trump në mënyrë të papritur ka shmangur një humbje të thellë siç edhe disa analistë parashikonin. Republikanët kanë humbur shumicën në kongres, dhe tashmë Presidenti do t’a ketë mjaft të vështirë të kalojë një numër nismash dhe ligjesh por kanë ruajtur shumicën në senat dhe ndoshta e thellojnë diferencën aty.
Zgjedhjet e mesmandatit kanë sjellë fitore ndoshta edhe të papritura për demokratët në disa zona elektorale ku nuk prisnin të fitonin por republikanët në të njëjten mënyrë kanë rikuperuar në vende të tjera dikur bastione të demokratëve. Sipas mediave amerikane nuk ishte vota protestë që pritej prej amerikanëve por gjithsesi kalimi i kontrollit në dhomën e ulët të kongresit të demokratet duhet t’i shkaktojë shumë dhimbje koke Donald Trumpit. Gjithsesi Presidenti është mjaftuar me një cicërimë në Twitter ku shkruan se ishte një fitore domethënëse dhe falenderon të gjithë ata që votuan.
Nga ana tjetër ajo që shihet se do të rikthehet si presidente e kongresit demokratja Nensi Pelosi u ka thënë amerikaneve se e nesërmja do të jetë një ditë ndryshe për vendin. Këto zgjedhje shënuan edhe rekorde interesante për sa u përket pjesëmarrjes në garë të femrave apo fitores për herë të parë në kongres të grave muslimane. Për sa u përket zgjedhjeve për Guvernator edhe këtu duelet janë të forta dhe mund të ketë surpriza. Një gjë është e qartë në ShBA nuk do të ketë balotazh dhe fituesi shpallet edhe me nje vote diference. Ajo që mund të ndodhë është një rinumerim i mundshëm. Ndër figurat që kanë mbrojtur mandatin e tyre është senatori republikan ,Ted Kruz, guvernatori i floridas De Santis për të cilin u angazhua vetë presidenti Trump në fushatë. Edhe tregjet globale kanë reaguar pozitivisht pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve.