Shkëndija e Tetovës vazhdon dominimin në kampionatin vendor, pasi deklasoi 5:0 Sileksin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në LPFM. Për kampionen e vendit dy herë shënoi Emini, ndërsa finalizimet e Nafiut, Shefitit dhe Fazliut vulosën fitoren e thellë të ekipit tetovarë. Vardari thellon edhe më tepër krizën, pasi u mposht nga Rabotniçki me rezultatin minimal 1:0, ndërsa goli i cili vendosi fatin e takimit u shënua në minutën e 57-të nga Peev.
Në ndeshjet tjera Makedonija Gjorçe Petrovi barazoi 2:2 me Shkupin, Bellasica triumfoi ndaj Renovës me shifrat 3:1, ndërsa Akademia Pandevi fitoi 2:1 Pobedën e Prilepit. Pas 15 xhirove të zhvilluara në LPFM Shkëndija kryeson bindshëm në vendin e parë me 34 pikë të tubuara, duke lënë në vend të dytë Vardarin me 28 pikë.
Xhiroja e rradhës në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet në fundjavë. /SHENJA/