Në një takim protokollar në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë delegacioni i prirë nga kryetari i LDSHM Europë-SHBA, z.Xhevat Prespa është pritur nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi. Në takim delegacioni i LDSHM Europë-SHBA e ka njohtuar për punën që e bën në lidhje me senzibilizimin e diasporës për çështjen shqiptare me theks të veçantë në Maqedoni.
“Ne jemi të gatshëm që eksperiencën tonë dhe investimet ti bëjmë në Shqipëri”, tha Prespa.
Zv.kryeministrja shqiptare poashtu është njohtuar lidhur me përpjekjet e LDSHM për avansimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqesoni. “Shqiptarët atje lipset të jenë themeltar dhe shteti të përkufizohet qartë me kushtetutë si shtet i shqiptarëve, e jo të mbetet shtet multietnik e në esencë monoetnik, pra, i maqedonasve. U diskutuan edhe mundësi dhe shkëmbim eksperiencash që diaspora ka me ekspertë në fusha të caktuara për ta zhvilluar vendin”, nënvizoi Prespa.
Ai tha se do inensifikohet roli i shqiptarëve që baahkarisht të lobohet në të mirë të Shqipërisë. Ndërsa Ferki Bekteshi tha se ne do vazhdojmë lobimin në Shtëpi të bardhë, Kongres e Senat që shqiptarët në Maqedoni mos diskriminohen. E palejueshme është që të hyheg në BE dhe Nato me mentalitet që e diskriminon tjetrin.