Ballina Diaspora Shqiptari në krye të projektit të trenave inovativë në Zvicër (Video)

Shqiptari në krye të projektit të trenave inovativë në Zvicër (Video)

Afro 200 trena dy katësh, të shpejtë dhe me rrymë priten të ndërtohen nga kompania ‘Bombardier’, përderisa 12 prej tyre kanë filluar të qarkullojnë në Zvicër.

Në krye të këtij projekti është vendosur Xhinol Alilaj, inxhiner me prejardhje nga Kosova, babai i të cilit emigroi në Francë, për ta marrë pastaj pjesën tjetër të familjes në vitet e 90-ta.

Alilaj që ishte lindur e rritur në Komunën e Rahovecit, vazhdoi shkollimin në Francë si inxhinier e më pas shëtiti botën me punë në këtë profesion.

Ai tani punon në kompaninë ‘Bombardier’ si menaxher i projektit të trenave të shpejtë të cilët funksionojnë me rrymë të cilën e prodhojnë vetë gjatë lëvizjes.

Ky menaxher për kallxo.com tregoi për mënyrën se si u shkollua dhe u avancua në karrierë pas shpërnguljes në Francë.

“Falë angazhimit të prindërve u kanë pak vështirësi me e kalu barrierën e gjuhës se gjuha franceze është një gjuhë e vështirë por falë angazhimit, strukturës dhe kushteve që i ofron shkolla në Francë dhe falë këtij angazhimi kam arritur të përfundoj shkollën e inxhinierisë në Francë”, tha Halilaj

Ai ka treguar specifikat e trenave që prodhohen në këtë projekt që është investim gjigant në Zvicër

“Projektin të cilin jemi tash duke punu është një projekt për Zvicrën, bëhet fjalë për 200 trena. Është treni dy katësh, shpejtësia e këtij treni është 200 kilometra në orë, ka konfiguracione të ndryshme, ka vagonë të cilët janë më restaurant, ka lodra për fëmijë, është me alumin. Trenat të cilët i prodhojmë ne funksionojnë me rrymë, 15 kiloëatë. E kanë një sistem që ia lejon trenit të shkojë me shpejtësi më të madhe edhe konfori i pasagjerit është më i madh, nuk i ndjen lëvizjet e trenit”, tha Halilaj

Alilaj tregoi se faza e parë e këtij projekti parasheh 62 trena, ndërsa 12 prej tyre veçse kanë filluar qarkullimin nëpër Zvicërr.

Sipas Alilajt, përfundimi i një treni të vetëm e ka koston afro 30 milionë euro.

Të qenurit fëmijë i një emigranti nuk e pengoi Xhinolin në karrierën e tij.

Megjithatë, ai thotë se ekziston një dozë paragjykimi për shqiptarët në Zvicër megjithëse këta të fundit janë në numër të madh atje.

“Besoj që ekziston një lloj diskriminimi ndoshta i vogël ose një paragjykim por kur të fillojmë me punu, kur ta shohin angazhimin zakonisht ajo harrohet dhe për momentin puna shkon në mënyrë të mirë. Në Zvicër dihet që ka shqiptarë shumë, punoj [me shqiptarë], por në rrjetin menaxherial nuk kam, më shumë janë operatorë që e bëjnë montimin e trenit, më shumë teknik”, tha Alilaj.

Përveç Gjinonit, në projektin e trenave punon edhe vëllai i tij i madh, Enver Alilaj, në fushën e konfiguracionit të trenave. /kallxo

https://video.gjirafa.com/shqiptari-ne-krye-te-projektit-te-trenave-inovative-ne-zvicer-mp4-3