Ndërsa te ne dhe pjesën më të madhe të Europës, moti është stabilizuar dukshëm pasi ka kaluar në tablonë tipike të motit dimëror, moti ekstrem ka goditur dy skajet globale Rusi-Australi, ku diferenca termike rezulton 100°C, gjatë kësaj fundjave.
Rusinë Lindore e ka mbërthyer moti i acartë me temperatura -50 deri -60°C, por “flakët e ferrit” kanë përfshirë skajin tjetër të globit, Australinë.
Termometri është ngjitur në 50°C, vlera ekstremisht të larta që do të vijojnë të paktën për 4-5 ditë.