Të paktën 12 persona që prisnin të hipnin në një avion në Antalia te Turqise u plagosën pasi një tornado e fuqishme shkaktoi dëme të konsiderueshme tek dy avionë dhe rrëzoi disa autobusë në Aeroportin Ndërkombëtar të Antalias.
Udhëtarët që prisnin të hipin në avion, filmuan pamjet e stuhisë së fuqishme që shkaktoi rrëzimin e avionëve.
Një Airbus A321-231 dhe një Boeing 737-MAX8 u dëmtuan pas stuhisë së fuqishme. Përveç kësaj, u dëmtuan edhe dy autobusë, dy minibusë, 2 ashensorë në aeroplan dhe një helikopter policie.
Megjithatë guvernatori i Antalias, Munir Karaloğlu, thekson se aeroporti ka mbetur i hapur për trafikun ajror.
“Një uragan ka kaluar përmes aeroportit dhe u kthye mbi një autobus që po transferonte udhëtarët në një avion. Si rezultat, 12 persona u plagosën,” tha ai Karaloglu televizionin turk NTV.
https://youtu.be/x2fAHnzDLBY