Ballina Argëtim E dashura e dhëndrit prish dasmën (Video)

E dashura e dhëndrit prish dasmën (Video)

E dashura e dhëndrit shkaktoi një kaos të vërtetë në ceremoninë martesore të këtij të fundit, pasi u shfaq në kishë e veshur me fustan të bardhë. Ajo iu drejtua altarit ku qëndronte çifti që po kurorëzohej në martesë, ndërsa nisi t’i bërtiste dhëndrit.

Incidenti sa i pazakontë, aq edhe i sikletshëm ndodhi në një ceremoni martesore në Afrikën e Jugut. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, e paftuara përpiqet që t’i afrohet nuses, ndërsa kjo e fundit shfaqet e qetë. Disa prej të ftuarve mund të dëgjohen duke bërtitur, ndërsa disa të tjerë nxjerrin telefonat për të filmuar gjithë skenën.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, videoja u postua në Twitter nga një përdorues një vit më parë, por është kthyer virale së fundmi në internet. Ajo është parë më shumë se 675 mijë herë. Me qindra persona kanë komentuar në këtë postim, duke shprehur simpatinë e tyre për nusen dhe indinjantën për dhëndrin./tvklan.al

https://youtu.be/PIaYBlgiPiA

@tn.lajmelokale
@tetovanews