24 vjeçari Elmedin Asani nga Reçicë e Madhe-Tetovë, ka dashur të ndihmojë gjatë dëmtimit të një gome të veturës dhe gjatë kësaj është goditur nga një veturë në autostradën A 1, duke e humbur jetën. Tronditja tek famija e tij është e thellë.
Ndihmesa që është përpjekur të jap Elmedini dhe aksidenti që kishte për pasojë vdekjen ka marë jehonë të madhe në mediat zvicërane.
Në autostradës A1, të mërkurën ka ndodhur një aksident tragjik: Një automobil ka goditur për vdekje shqiptarin nga Maqedonia, ELMEDIN (VELI)ASANIN 24 vjeçarin nga Reçica e Madhe-Tetovë i cili ishte ndalur në korsinë e emergjencës për të ndihmuar një person tjetër, i cili kishte pasur problem me një gomë të furgonit të tij.
Shqiptari ri me vendbanim në Will, nuk iu mbijetoi plagëve të pësuara.
Nëpër rrjetet sociale, tronditja është e madhe. Anëtarët e ndryshëm të familjes, e kanë ndryshuar profilin e tij në Facebook me ngjyrë të zezë, shkruan “20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.
“Ngushëllimet e mia për familjen, të gjithë miqtë dhe të dashurit e tij. Ai vd.iq në një moshë të re, që është një humbje serioze – jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne. Zoti e shpërbleftë me parajsë”, shkruan një i afërt në profilin e xhaxhait të tij.
“Mos u tronditni, ne jemi krijuar nga Zoti dhe herët apo vonë, do të kthehemi tek ai”, shkruan një i njohur. “Ky ishte vendimi i Zotit. E lus Perëndinë që të mbrojë ty dhe familjen tënde. Ne gjithashtu ndajmë pikëllimin dhe dhimbjen tuaj. Perëndia ta shpërblejë me parajsë”.
Një bashkëpunëtor i stafit të një garazhi gomash në Zvicrën Lindore, që ka qenë edhe kompani ku E.A. e kishte kryer praktikën, është gjithashtu e tronditur.
“Unë pothuajse nuk mund ta besoja kur dëgjova për aksidentin tragjik”, thotë ai për “20 Minuten”.
Elmedini e kishte përfunduar këtu praktikën disa vite më parë. Ai gjithashtu kishte kaluar shumë mirë me te në jetën private, duke u takuar herëpa shere gjatë shëtitjeve. “Ishte një djalosh i shkëlqyeshëm. Shumë i mirë dhe miqësor”.