Qindra mijëra manifestues u mblodhën sot në sheshin e Santiagos për të protestuar kundër pabarazive social-ekonomike duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit konservator kilian, Sebastian Pinera.
Duke kënduar këngë të periudhës së dikaturës së Augusto Pinochet (1973-1990), manifestuesit u drejtuan në sheshin Plaza Italia, epiqendër e një kryengritjeje sociale të pazakontë shpërthyer një javë më parë në Kili, një prej vendeve më të qendrueshme të Amerikës latine.
https://youtu.be/g4599q5uxnM