Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker ka kritikuar udhëheqës të caktuar të Bashkimit Evropian për qëndrimin që mbajtën ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, zyrtari i lartë amerikan thotë se këta udhëheqës kanë pikëpamje të shekullit të XIX për Ballkanin Perëndimor.
Philip Reeker tha se Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera” nga vendimi, i marrë nga ministrat e BE-së më 15 tetor.