Një shqiptare e lindur dhe e rritur në SHBA, e cila origjinën e familjes e ka nga Tropoja, ka fituar garën për zgjedhje si Prokurore në radhët e Demokratëve, duke fituar 50 % të votave kundrejt 47 % sa kishte kundërshtarja e saj nga krahu i Republikanëve – raporton Washington Post.
Bude Biberaj, e cila në rrethin e saj njihët si Buta Biberaj, do të mbajë këtë post të rëndësishëm jo vetëm legjislativ, por edhe politik, duke shënuar kështu një sukses të madh për një shqiptare që vepron në SHBA.
Biberaj tha se fitorja e demokratëve dërgon një mesazh të fortë. “Unë mendoj se ky rezultat është vet komuniteti që flet. Ne duhet të pranojmë faktin se duhet të bëjmë drejtësi ndryshe”, tha ajo.
Ajo dëshiron të rrisë ndëshkimin ndaj krimeve në internet dhe të zbulojë më shumë shkelës – shkruan për të gazeta e njohur amerikane.
Zonja Biberaj ka pasur një karrierë të suksesshme si avokate dhe gjyqtare, dhe ka zhvilluar fushata të demokratëve në fushën e drejtësisë.
Ajo vjen nga një familje e madhe e cila ishte zhvendosur nga Tropoja gjatë periudhës së komunizmit, ku u vendos më pas në shtetin e Virxhinias.
Si njëra nga tetë fëmijët e familjes shqiptare, zonja Biberaj nuk është e vetmja në familje që ka lënë përshtypje për arritjet në karrierë, pasi të gjithë anëtarët e Biberajve qëndrojnë mjaft mirë me arritjet profesionale.
Por përkrahja që i ka dhënë qarku demokrat, përfshirë dhe gazeta e madhe Washington Post dhe Prokurori i Përgjithshëm i administratës Obama, Eric Holder, e veçon atë si një shqiptaret më të suksesshme në politikën dhe ligjvënien amerikane. (tesheshi)