Për herë të parë u hap sot shkolla për mësimin e gjuhës shqipe në Madrid të Spanjës, e cila do të ketë 25 nxënës dhe do të fillojë programin e saj nën kujdesin e veçantë të ambasadorit atje, Gazmend Barbullushi.
Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën ka dërguar falas tekstet e nevojshme për mësimdhënien.
Dita e parë mblodhi së bashku familje nga të gjitha trevat shqipfolëse, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Disa familje erdhën nga skajet më të largëta të Spanjës për gëzimin e kësaj dite të veçantë.