Një person i cili u takua dhe hëngri drekë me presidentin SHBA-së, Donald Trump, rezultoi i infektuar me koronavirus. E pavarësisht kësaj, Shtëpia e bardhë sqaroi se kreu i shtetit amerikan nuk do të kryejë testin për sëmundjen.
Fabio Wajngarten, sekretari i shtypit i presidentit brazilian Jair Bolsonaro, doli pozitiv me koronvirus, pasi u kthye në Brazil nga SHBA-ja.
Ai ishte në kontakt të afërt si me Trump, ashtu edhe me zv/presidentin amerikan, Mike Pence në Mar-a-Lago, madje edhe postoi foto në Instagram nga ky takim.
Trump tha se nuk është i shqetësuar rreth situatës. Ndërsa sektari i Shtëpisë së Bardhë për shtypin,
Stephanie Grisham tha se “të dy, si presidenti dhe zv/presidenti pothuajse nuk patën fare ndërveprim me individin, i cili rezultoi pozitiv dhe nuk është e nevojshme që të testohen këtë herë”.